Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ, në kategorinë “Laborant”, pranë Departamentit të Industrisë së Drurit, Fakulteti i Shkencave Pyjore.
Laborant, klasa e VI – me vështirësi në punë në shkallët I, II dhe III
Kriteret e veçanta:
- Të ketë arsim të mesëm;
- Të ketë eksperiencë pune të profilizuar në përpunim druri, zdrukthtari, montime, instalime, mirëmbajtje dhe riparime;
- Të ketë aftësi teknike të certifikuara në fushat: Zdrukthtari – Punime Druri; Pylltari dhe Mbrojtje e Pyjeve;
- Të ketë aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup, duke ndërtuar marrëdhënie korrekte dhe bashkëpunuese me kolegët dhe studentët;
- Të jetë kompetent, i ndërgjegjshëm dhe i motivuar, me qasje metodologjike në punë, i adaptueshëm dhe fleksibël, me cilësi për të mësuar praktika të reja;
- Të jetë fleksibël me oraret e punës, në varësi të ngarkesës së punës.
Në rast mosplotësimi të kritereve të mësipërme, dosja e aplikantit nuk pranohet.
Konkursi do të zhvillohet në godinën A të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), zyra nr. 125, në datën 04.11.2025, ora 13:00.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës, jo më vonë se data 03.11.2025.
Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura me këtë njoftim.