Skip to Content

OFERTË – PUNE

Universiteti Bujqësor i Tiranës shpall 1 (një) vend pune për personel ndihmës akademik me karakter administrativ në kategorinë “Drejtor” pranë Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun.

 Kritere të Veçanta janë:

  • Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë (Master i Shkencave ose Master Profesional) në një nga fushat: Gazetari, Komunikim, Gjuhë-Letërsi, Marrëdhënie me Publikun.
  • Të ketë minimumi10 vite përvojë pune në fushën e komunikimit institucional, gazetarisë, moderim ose marrëdhënieve me publikun.
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite përvojë në pozicion drejtues/producent ose koordinues në fushën e komunikimit në një institucion publik ose privat.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli B1-C1), sipas standarteve të njohura ndërkombëtare.

Në rast mosplotësimi të kritereve më sipër dosja e aplikantit nuk pranohet.

Konkursi do të zhvillohet në godinën A, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit (kati I), zyra e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike në datën 22.10.2025 në orën 1200.

Të interesuarit do të dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Juridike të Universitetit Bujqësor të Tiranës jo më vonë se data 21.10.2025

Kriteret e përgjithshme dhe dokumentacioni i nevojshëm janë të bashkëngjitura.

OFERT - PUNE 

KRITERET E PERGJITHESHME 

LISTA E DOKUMENTAVE 

NJOFTIM PËR MOBILITET NË KUADËR TË ERASMUS + (STUDENTËT)