Skip to Content

Njoftim Zyrtar

4 mars 2025 by
Admin
NJOFTIM ZYRTAR
PERSONELIT NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR
PERSONELIT NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER ADMINISTRATIV

  • mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të ligjit nr. 80/2015 "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë";
  • Kodi i Punës,
  • Statutin e UBT-së të miratuar me Urdhrin nr. 586, datë 02.12.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit,
  • Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet BOKU dhe UBT-së me nr. 1822 prot., datë 12.10.2021 “Agreement of Cooperation beteen University of Natural Resources and Life Sciences, Vienna, Austria (BOKU) and Agricultural University of Tirana, Albania (AUT)”;
  • Marrëveshja e Mirëkuptimit për Bashkëpunimin Universitar me datë 15.04.2024; në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me nr. 1743 prot., datës 28.05.2024 midis BOKU dhe UBT; Vendimi i Bordit të Administrimit me nr.37, datë 16.10.2024 “Për miratimin e buxhetit të projektit BOKU-UBT për vitin 2024”,
  • Vendimit të Bordit të Administrimit nr. 43, datë 31.07.2025, "Për miratimin e fillimit të procesit të reformimit të administrimit dhe menaxhimit të UBT-së";
  • Vendimit të Bordit të Administrimit nr. 55, datë 27.11.2025, "Për ngritjen e komisionit përfaqësues të UBT-së për procesin e reformimit të administrimit dhe menaxhimit në kuadër të projektit UBT–BOKU 2030";
Ju njoftojmë se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nisur procesin e reformimit/riorganizimit të administrimit, i cili përfshin riorganizimin e strukturave administrative dhe të personelit ndihmës akademik me karakter mësimor, personelit ndihmës akademik me karakter administrativ, si dhe personelit administrativ.
Ky proces zhvillohet në kuadër të zbatimit të projektit UBT–BOKU 2030, me synim modernizimin e administrimit universitar, rritjen e eficiencës së shërbimeve, përmirësimin e organizimit institucional dhe përafrimin me standardet bashkëkohore të menaxhimit universitar.
Në vijim, çdo punonjës do të njoftohet në mënyrë zyrtare për procedurat, afatet dhe hapat që do të ndiqen gjatë zbatimit të këtij procesi.
Duke Ju falënderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin,

Njoftim për reformimin e UBT-së