Universiteti Bujqësor i Tiranës në kuadër të programit Erasmus+ shpall thirrjen për aplikime për mobilitet të studentëve me Universitetin e Studimeve Milano, Itali për vitin akademik [2026–2027].
QËLLIMI I MOBILITETIT
Qëllimi i kësaj thirrjeje është të ofrojë mundësi për studentët që të zhvillojnë një eksperiencë akademike ndërkombëtare, duke përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale.
KATEGORITË E PËRFITUESVE
Në këtë thirrje përfitojnë mobilitet:
a) Studentë të ciklit të parë të studimeve (Bachelor);
b) Studentë të ciklit të dytë të studimeve (Master);
c) Studentë të ciklit të tretë të studimeve (Doktoraturë);
FAKULTET QE PËRFITOJNË NË KËTË MOBILITET
a) Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
b) Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit;
c) Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit;
NUMRI I KUOTAVE:
Numri total i kuotave është si vijon më poshtë:
FAKULTETI I MJEKËSISË VETERINARE
• Studentë të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve: 1 (një) kuotë;
• Studentë të ciklit të tretë të studimeve: 1 (një) kuotë;
FAKULTETI I BUJQËSISË DHE MJEDISIT
• Studentë të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve: 5 (pesë) kuota;
• Studentë të ciklit të tretë të studimeve: 1 (një) kuotë;
FAKULTETI I BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT
• Studentë të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve: 3 (tre) kuota;
KOHËZGJATJA E MOBILITETIT
• Studentë të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve [5 muaj]
• Studentë të ciklit të tretë të studimeve nga Fakulteti I Bujqësise dhe Mjedisit: [6 muaj]
• Studentë të ciklit të tretë të studimeve bfa Fakulteti I Mjekësisë Vetrinare: [3 muaj]
MBËSHTETJA FINANCIARE
Programi mbulon:
• Shpenzimet e udhëtimit
• Akomodimin dhe dietat ditore sipas rregullave të programit
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Çdo aplikant mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
• Vërtetim të listës së notave;
• CV
• Letër Motivimi;
• Kopje të pashaportës;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datën 24 Prill 2026.
Thirrje për web Mobilitet Studentë