Skip to Content

NJOFTIM PËR MOBILITET TË STUDENTËVE DHE DOKTORANTËVE TË FMV-së Università degli Studi di Perugia – Itali

Në kuadër të projektit Erasmus+ midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Università degli Studi di Perugia në Itali, shpallet thirrja për aplikim për 4 (katër) kuota mobilitete për praktikë profesionale si dhe 2 (dy) kuota mobilitete për doktorantë.

Kush mund të aplikojë:

  •         Studentët e vitit të pestë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare;
  •         Doktorantë në proces studimesh në FMV.

Kohëzgjatja e qëndrimit:                       3 muaj.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  •         Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze (preferohet Europass);
  •         Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
  •         Transkript zyrtar notash nga institucioni;
  •         Dëshmi e njohjes së gjuhës italiane (niveli A2) ose gjuhës angleze (niveli B1);
  •         Dokumentacion justifikues për statusin 'student me më pak mundësi' (nëse aplikohet).

Afati i dorëzimit të dokumenteve:     05 /01 / 2026

Dokumentet duhet të dërgohen në adresat:

  •         erasmusoffice@ubt.edu.al
  •         tana.shtylla@ubt.edu.al

Për çdo informacion shtesë, ju lutem kontaktoni Zyrën Erasmus+ të UBT-së, godina B (FEA), nr. 103.

Thirrje_Perugia_FMV