Skip to Content

NJOFTIM PËR MOBILITET TË STAFIT AKADEMIK TË FMV-së, Università degli Studi di Perugia – Itali

Në kuadër të bashkëpunimit Erasmus+ midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Università degli Studi di Perugia në Itali, shpallet thirrja për aplikim për 5 (pesë) kuota mobilitete për staf akademik të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Koha e qëndrimit:

  •         5 ditë aktivitet akademik në institucionin pritës;
  •         2 ditë të dedikuara për udhëtim.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  •         Curriculum Vitae (CV) në gjuhën angleze (preferohet Europass);
  •         Letër motivimi (në gjuhën angleze), duke argumentuar rëndësinë e mobilitetit për zhvillimin profesional dhe institucional.

Afati i dorëzimit të dokumenteve: 05/ 01 / 2026

Dokumentet duhet të dërgohen në adresat:

  •         erasmusoffice@ubt.edu.al
  •         tana.shtylla@ubt.edu.al

Për çdo informacion shtesë, ju lutem kontaktoni Zyrën Erasmus+ të UBT-së, godina B (FEA), nr. 103.

Thirrje_Perugia_FMV_staff