Universiteti Bujqësor i Tiranës në kuadër të programit Erasmus+ shpall thirrjen për aplikime për mobilitet me Universitetin e Studimeve Milano, Itali për vitin akademik [2026–2027].
QËLLIMI I MOBILITETIT
Mobiliteti synon të forcojë bashkëpunimin akademik ndërmjet dy universiteteve partnere, shkëmbimin e njohurive dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
KATEGORITË E PËRFITUESVE
Në këtë thirrje përfitojnë mobilitet:
a) Staf akademik
b) Kërkues të rinj shkencorë;
c) Teknikë laboratori;
FAKULTET QE PËRFITOJNË NË KËTË MOBILITET;
a) Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
b) Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit;
c) Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit;
NUMRI I KUOTAVE:
Numri total i kuotave është si vijon më poshtë:
FAKULTETI I MJEKËSISË VETERINARE
• Staf akademik: 1 (një) kuotë;
• Kërkues të rinj shkencorë: 2 (dy) kuota;
• Teknikë laboratori: 2 (dy) kuota;
FAKULTETI I BUJQËSISË DHE MJEDISIT
• Staf akademik: 1 (një) kuotë;
FAKULTETI I BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT
• Staf akademik: 1 (një) kuotë;
• Kërkues të rinj shkencorë: 1(një) kuotë;
KOHËZGJATJA E MOBILITETIT
• Staf akademik: [5 ditë]
• Kërkues të rinj shkencorë: [15 ditë]
• Teknikë laboratorë: [10 ditë]
MBËSHTETJA FINANCIARE
Programi mbulon:
• Shpenzimet e udhëtimit
• Akomodimin dhe dietat ditore sipas rregullave të programit
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Çdo aplikant mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Të jetë i punësuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës;
2. Letër motivimi ku të shprehet qartë synimi dhe rezultatet e pritshme;
3. Kopje e skanuar e pashaportës;
4. Curriculum vitae;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datën 28 Prill 2026.
Njoftim për mobilitet të stafit Akademik, kërkuesit e rinj Shkencorë dhe Teknik Laboratori