Skip to Content

Njoftim për Mobilitet të Stafit Akademik, Kërkuesit e rinj Shkencorë dhe Teknik Laboratori

Universiteti Bujqësor i Tiranës në kuadër të programit Erasmus+ shpall thirrjen për aplikime për mobilitet me Universitetin e Studimeve Milano, Itali  për vitin akademik [2026–2027].


QËLLIMI I MOBILITETIT

Mobiliteti synon të forcojë bashkëpunimin akademik ndërmjet dy universiteteve partnere, shkëmbimin e njohurive dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.


KATEGORITË E PËRFITUESVE

Në këtë thirrje përfitojnë mobilitet:

a) Staf akademik

b) Kërkues të rinj shkencorë;

c) Teknikë laboratori;


FAKULTET QE PËRFITOJNË NË KËTË MOBILITET;

a) Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;

b) Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit;

c) Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit;


NUMRI I KUOTAVE:

Numri total i kuotave është si vijon më poshtë:


FAKULTETI I MJEKËSISË VETERINARE

• Staf akademik: 1 (një) kuotë;

• Kërkues të rinj shkencorë: 2 (dy) kuota;

• Teknikë laboratori: 2 (dy) kuota;


FAKULTETI I BUJQËSISË DHE MJEDISIT

• Staf akademik: 1 (një) kuotë;


FAKULTETI I BIOTEKNOLOGJISË DHE USHQIMIT

• Staf akademik: 1 (një) kuotë;

• Kërkues të rinj shkencorë: 1(një) kuotë;


KOHËZGJATJA E MOBILITETIT

• Staf akademik:  [5 ditë]

• Kërkues të rinj shkencorë: [15 ditë]

• Teknikë laboratorë: [10 ditë]


MBËSHTETJA FINANCIARE

Programi mbulon:

• Shpenzimet e udhëtimit

• Akomodimin dhe dietat ditore sipas rregullave të programit


DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çdo aplikant  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:


1. Të jetë i punësuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës;

2. Letër motivimi ku të shprehet qartë synimi dhe rezultatet e pritshme;

3. Kopje e skanuar e pashaportës;

4. Curriculum vitae;


Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:


1) erasmusoffice@ubt.edu.al

2) elika@ubt.edu.al


Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.


Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datën 28 Prill  2026.


Thirrje për Mobilitet të Stafit Akademik, Kërkuesit e rinj Shkencorë dhe Teknik Laboratori