Skip to Content

Njoftim për Mobilitet të Stafit Akademik

UNIMED – Mediterranean Universities Union, koordinatori i konsorciumit COMMO (COoperation in the Mediterranean and Western Balkan through Mobility of Students and Staff), ka shpallur thirrjen për mobilitete të stafit akademik në kuadër të projektit COMMO IX , nën Programin Erasmus+ Programme KA171 për semestrin e parë të vitit akademik [2026–2027], në Universitetin e Barit.


NUMRI I KUOTAVE: 1 (një) kuotë


KOHËZGJATJA E MOBILITETIT

• Studentë të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve  [5 ditë + 2 ditë udhëtim]


MBËSHTETJA FINANCIARE

Programi mbulon:

• Shpenzimet e udhëtimit

• Akomodimin dhe dietat ditore sipas rregullave të programit

Totali: 190 EUR / muaj


DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

Çdo aplikant  mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:


• Formulari i aplikimit për llojin specifik të mobilitetit (Trajnim – STT; Mësimdhënie – STA)

• Kopje e pasaportës (ose kopje e kartës së identitetit, e vlefshme për udhëtim jashtë vendit dhe me afat vlefshmërie të paktën 3 muaj pas datës së kthimit nga vendi pritës)

• Çertifikatë ose vetëdeklarim që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose italiane, në varësi të gjuhës së vendit pritës (niveli minimal B2)

• Curriculum Vitae (maksimumi 4 faqe)


Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.2 në Fakultetin Ekonomik, kati I, nr.B103)) ose elektronikisht në adresat:


1) erasmusoffice@ubt.edu.al

2) elika@ubt.edu.al

3) commoproject@uni-med.ne


Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.


Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datën 20 Prill  2026.


Thirrje Mobilitet Staff