NJOFTIM PËR MOBILITET STUDENTËSH
Në kuadër të Marrëveshjes për Projektin “HEALTH CONNECT”, ndërmjet Universitetit “Aldo Moro”, Bari, Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës hapet thirrja për mobilitet të studentëve nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare .
Numri i kuotave për këtë thirrje është dy (2), dhe studentët që janë të interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme për të aplikuar:
Për studentët e kursit të V-të (2 Muaj praktike profesionale)
1. Formulari i aplikimit
2. Kopje e pashaportës;
3. Curriculum Vitae
4. Çertifikatë e njohjes së gjuhës angleze (ose italiane) niveli B2;
5. Listë të notave dhe mesatarja e krediteve të përftuara;
Për studentët e Doktoraturës:
1. Formulari i aplikimit
2. Kopje e pashaportës
3. Curriculum Vitae
4. fotokopje e diplome me listen e notave
5. Përshkrim i detajuar i temës së kërkimit (propozim);
Të gjitha këto dokumente duhet të dërgohen në adresën elektronike:
- erasmusoffice@ubt.edu.al
- mshehu@ubt.edu.al
Thirrja është e hapur deri më datë 22/09/2025.
Për më shumë informacion në lidhje me kushtet dhe dokumentacionin e kërkuar na gjeni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit, godina B, zyra nr. 103.
FMV_ALDO MORO_WEB_STD_MOBILITY