Në kuadër të projektit Erasmus + midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Sofias, Bullgari, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim studentët e FBM-së.
Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2 (dy).
Dokumentacioni i nevojshëm, si më poshtë :
- CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës Angleze
- Letër Motivimi në gjuhën angleze;
- Kopje e Pasaportës;
- Lista e notave
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.B në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:
- abani@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
- erasmusoffice@ubt.edu.al
Në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (25/11/2025) deri në datë 05/12/2025.
Ju urojmë suksese!!!