Në kuadër të projektit Erasmus + (KA1471), midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe “Latvia University” Riga, Letoni, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit shpall thirrjen për aplikim nga Universiteti i Letonise (University of Latvia) për dy për studentë të doktoraturës nga Universiteti Bujqësor i Tiranës gjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2025-2026.
Ftohen studentët e Fakultetit te Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. Numri maksimal i kuotave në këtë thirrje është 2.
Çdo student mund të shprehë interesin e tij përmes aplikimit duke plotësuar edhe dokumentacionin e mëposhtëm:
- Vërtetim nga Sekretaria Mësimore për status aktiv;
- Letër motivimi ku shprehet interesi për të marrë pjesë në këtë mobilitet;
- Kopje e skanuar e pashaportës;
- Dëshmi e gjuhës angleze;
- CV në gjuhën angleze;
Aplikimet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Projekteve dhe Zhvillimit (Godina nr.B në Fakultetin Ekonomik, kati I) ose elektronikisht në adresat:
1) evadashi@ubt.edu.al (koordinatori akademik)
Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për cdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.
Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (13.10.2025) deri në datë 20.10. 2025.
Ju urojmë suksese!!!
Thirrje Latvia University 2025