Skip to Content

NJOFTIM PËR MOBILITET PËR STUDENTË

13 shtator 2026 by
Admin

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Balıkesir University, Turqi, hapet thirrjea për aplikime për mobilitet studentësh Erasmus+ (KA171), viti akademik 2026-2027 – semestri i dytë. Ftohen studentët nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare të Universitetit Bujqësor të Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi. 

 Numri i kuotave është 2 (dy).  

 Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar është si vijon më poshtë:

  • CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze;
  • Listë notash;
  • Vërtetim studenti
  • Fotokopje pashaporte 

Afati i dorëzimit të dokumentave është 30 shtator 2026, në adresat e mëposhtme:

1)      erasmusoffice@ubt.edu.al

2)      esherko@ubt.edu.al (koordinatori akademik)

Në adresat e mësipërme mund të shkruani  për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Ju urojmë suksese!

Thirrje Erasmus studente Turqi, FMV