Skip to Content

NJOFTIM PËR MOBILITET PËR STUDENTË

Në kuadër të bashkëpunimit Erasmus+ (KA171) midis Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Tiranës dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, Camerino, Itali, hap thirrjen për mobilitetet e studentëve, për realizimin e Praktikës Profesionale viti Akademik 2025/2026 – Semestri i Dytë. Ftohen studentët e kursit të pestë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.

Numri i kuotave është 2 (dy).

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar është si vijon më poshtë:

  •           CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
  •           Dëshmi të njohjes së gjuhës Italiane ose Anglese;
  •           Letër Motivimi në gjuhën angleze;
  •           Kopje e Pasaportës;
  •           Lista e notave

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat e mëposhtme:

1)      erasmusoffice@ubt.edu.al

2)      msulce@ubt.edu.al

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (10.10.2025) deri në datë 22.10.2025.