Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) njofton hapjen e procesit për aplikime për dy (2) pozicione vakante si anëtarë të Bordit të Administrimit, përfaqësues të Universitetit, përkatësisht nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Fakulteti i Ekonomise dhe Agrobiznesit.
Të gjithë personat e interesuar, me vullnet të lirë, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara në:
- Ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Statutin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, miratuar me urdhrin nr. 586, datë 02.12.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit;
ftohen të dorëzojnë aplikimet e tyre pranë Zyrës së Sekretares së Senatit Akademik të UBT-së, znj. Mirela Basha.
Afati i aplikimit: Aplikimet do të pranohen nga data 19.09.2025 deri më 29.09.2025.
Shënim: Anetaret e Senatit Akademik nuk mund te jene anetar te Bordit te Administrimit si dhe bazuar në Ligjin nr. 80/2015, neni 48, pika 6, e në Statutin e UBT-së, neni 15, pika 6, “Rektori, drejtuesit e njësive kryesore, drejtuesit e njësive baze dhe administratorët nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të Administrimit.”
Ky njoftim publikohet në përputhje me ligjin dhe Statutin e UBT-së, për të mundësuar aplikimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Administrimit të Universitetit.”