Në ambientet e Rektoratit të UBT u prezantua një instalacion unik prej druri, i projektuar nga studentët e vitit të tretë të degës së Dizajnit të Mobiljeve.
Instalacioni mban simbolikën “I Love UBT”, duke treguar kështu lidhjen e studentëve me universitetin. Ky element e bën veprën jo vetëm funksionale, por edhe identitare dhe emocionale për komunitetin universitar.
I konceptuar si një pikë referimi dhe hapësirë rekreative për studentët e UBT-së, instalacioni do të funksionojë si një ambient për bashkëpunim dhe relaksim. Projekti përfaqëson ndërthurjen e kreativitetit, funksionalitetit dhe përgjegjësisë mjedisore, pasi është projektuar dhe do të realizohet me baleta druri, duke e bërë kështu miqësor me mjedisin.
Sipas ekipit realizues, instalacioni kontribuon në estetikën dhe identitetin modern të kampusit të UBT-së.
Studentët janë mentoruar përgjatë gjithë procesit të konceptimit, projektimit dhe do të ndiqen edhe gjatë ndërtimit të instalacionit nga pedagogu Besar Shehu, i cili ka ofruar udhëzime profesionale dhe mbështetje kreative në realizimin e këtij projekti. Ky projekt dëshmon përkushtimin e studentëve dhe stafit akademik të UBT-së në zhvillimin e ideve inovative dhe aplikimin praktik të njohurive të fituara gjatë studimeve, duke e shndërruar mësimin në një përvojë konkrete dhe me ndikim në komunitetin universitar.








