Skip to Content

Histori suksesi: Arkitekti i peizazhit Ndue Lleshaj, ish-student i UBT-së frymëzon brezin e ri

Nga student, sot arkitekt i peisazhit, Ndue Lleshaj rikthehet në Universitetin Bujqësor të Tiranës për të ndarë eksperiencën e tij me brezin e ri. Lleshaj vjen si shembull frymëzimi për studentët e arkitekturës së peizazhit, duke treguar se rruga nga kureshtja dhe pasioni i studentit mund të shndërrohet në një karrierë të suksesshme. 

Në workshopin me temë  “Roli i dronëve në arkitekturën e peizazhit”, Lleshaj demonstroi në Kopshtin Botanik të UBT mënyrat se si teknologjia e dronëve përdoret për analizimin e terrenit, optimizimin e projekteve dhe monitorimin e hapësirave të dizajnuara. Ai u dha studentëve shembuj konkretë dhe udhëzime praktike që mund t’i përdorin direkt në projektet e tyre të peizazhit. 

Ky workshop zhvillohet si pjesë e lëndës “Studio 2 - Projektim Peizazhi”, me lektor PhD. Silvi Jano, duke ofruar një eksperiencë të pasur mësimore dhe frymëzuese, që lidh historinë e suksesit të një ish-studenti me të ardhmen e studentëve të UBT.