Në kuadër të programit Erasmus+, Fakulteti i Shkencave Pyjore në Universitetin Bujqësor të Tiranës organizoi një aktivitet akademik për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave ndërkombëtare.
Prof. Dr. Ing. Tomáš Kušta nga Czech University of Life Sciences Prague mbajti një leksion mbi menaxhimin e faunës së egër dhe gjuetisë në Republikën Çeke, duke prezantuar politikat, praktikat dhe sfidat kryesore të këtij sektori.
Gjithashtu, doktorantja Carla Maria Aparaschive nga University of Agricultural Sciences and Veterinary Medicine Cluj-Napoca, Rumani, prezantoi rezultatet paraprake të studimit të saj mbi rolin e frutave të egra pyjore si tregues të ndikimit të kushteve mjedisore te bimët.
Aktiviteti u dha studentëve dhe stafit akademik mundësinë të njihen me kërkime dhe praktika moderne ndërkombëtare në fushën e pylltarisë.



