Ditë e hapur në bazën eksperimentale të Institutit të Resurseve Gjenetike të Bimëve, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku së bashku me GIZ, u organizua aktiviteti që bashkoi fermerë, specialistë të agroturizmit, kërkues shkencorë, profesorë dhe promovues të produkteve shqiptare të prodhuara nga farat autoktone që ruhen në këtë Bankë.
Gjatë këtij eventi u realizua një vizitë përreth fermës eksperimentale me ekspertë të fushës duke treguar origjinën, vlerën gjenetike dhe rëndësinë ekonomike të varieteteve tradicionalë të kultivuar në fermë.
Të ftuarit patën mundësinë të shijojnë edhe gatime të përgatitura me produkte autoktone shqiptare, duke përjetuar në mënyrë të plotë eksperiencën 'nga fara në tryezë'.