Skip to Content

Ambasadorja e Hungarisë në UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës pati kënaqësinë të mirëpriste në një vizitë  Ambasadoren e Hungarisë në Tiranë, Znj. Martina Kasnyik. Vizita vjen në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional të UBT me partnerë dhe institucione europiane.


Në vijim të kësaj vizite, javën e ardhshme UBT pritet të firmosë një Memorandum Mirëkuptimi (Memorandum of Understanding – MoU), me një universitet homolog hungarez i cili synon të nxisë shkëmbimet akademike, bashkëpunimin në projekte kërkimore, si dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe shkencës.


Ambasadorja Martina Kasnyik do të marrë pjesë gjithashtu edhe në aktivitetet e konferencës ndërkombëtare CASEE 2026, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Universitetin Bujqësor të Tiranës.


Pjesëmarrja e saj në këtë aktivitet konsiderohet një vlerësim i rëndësishëm për rolin që UBT po luan në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe në forcimin e lidhjeve akademike me universitetet dhe institucionet europiane.