Skip to Content

74 vjet në shërbim të dijes, UBT shënon përvjetorin e themelimit!

Sot, Universiteti Bujqësor i Tiranës feston 74 vjet rrugëtim akademik, duke rritur breza dhe ndërtuar themelet e zhvillimit bujqësor, mjedisor e shkencor në vend.

Që prej vitit 1951, UBT ka qenë një qendër dijesh dhe kërkimi, ku pasioni për tokën, natyrën dhe njeriun është kthyer në mision e përgjegjësi. 

Aktualisht Universiteti ka rreth 6000 studentë, 5 fakultete dhe 1 institut. Ai ofron 45 programe studimi të akredituara në nivele BSc, MSc dhe PhD (12 programe BSc, 27 MSc dhe 6 programe PhD).

UBT është sot një ndër universitetet me një kampus universitar dhe infrastrukturë mësimore/laboratorike të përshtatur me standardet ndërkombëtare dhe me një staf akademik më të kualifikuar se asnjëherë më parë për fushat e dijes dhe kërkimit shkencor që mbulojnë.

Me një vizion të qartë përtej viteve 2030, me misionin “UBT Qendër Ekselence”, me  mbështetjen strategjike të siguruar nga Universiteti BOKU i Vjenës, Universiteti Bujqësor i Tiranës vazhdon të frymëzojë, të krijojë dhe të udhëheqë breza drejt së ardhmes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, gjithmonë në shërbim të shoqërisë dhe natyrës.

Faleminderit që keni besuar, zgjedhur dhe kontribuar në UBT!