Skip to Content

VENDIM _ Nr 36, datë 17.10.2025

Mbështetur në Ligjin "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", neni 36, 37 dhe 46: Statutin e UBT-së, neni 14, pika 4; dhe Rregulloren "Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT"; për zgjedhjen e një anëtari të Senatit Akademik, përfaqësues i studentëve, që i përket Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), i mbledhur sot në datë 20.10.2025, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga kandidatët studentë të rregjistruar nga Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, të cilët plotësojnë kërkesat ligjore

Vendosi:

1. Të shpallë kandidatë për zgjedhjen e një anëtari të Senatit Akademik, përfaqësues i studentëve, nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit, studentët e mëposhtëm:

  1. Era Artan Shehu
  2. Jonida Bashkim Isaku
  3. Orges Fatmir Haska
  4. Uendi Armand Buça

Kandidate per anetar Senati Akademik, student