Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ), mbështetur në Ligjin “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 45; Statutin e UBT-së, neni 25 dhe Rregulloren ”Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT”; në zbatim të Urdhërit Nr.35, datë 11.11.2025 të Rektorit të UBT-së për zgjedhjen e Drejtuesit të Njësisë Bazë “Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural” pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Vendimin Nr. 39, datë 12.11.2025 të KIZ, sot në datë 12.11.2025 shpall:
- Fillimin e procesit zgjedhor në datë 13.11.2025 për Drejtues të Njësisë Bazë „Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural“ pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
- Data e zhvillimit të zgjedhjeve për Drejtues të Njësisë Bazë „Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural“ pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës caktohet data 16.12.2025.