Mbështetur në Ligjin "Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", neni 36, 37 dhe 46: Statutin e UBT-së, neni 14, pika 4, neni 18/1 dhe neni 21; dhe Rregulloren "Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në UBT"; Urdhërit Nr.35, datë 11/11/2025, të Rektorit të UBT-së për për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor në njësinë baze "Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, pranë njësive kryesore të UBT-së dhe Njoftimit të KIZ për KZF-në, i datës 12/11/2025.
VENDOSI:
1. Shpalljen e datës së fillimit dhe mbarimit për pranimin e aplikimeve për regjistrimin për Drejtuesin e Njësisë Bazë "Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural" pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT.
2. Data e fillimit të regjistrimit për Drejtuesin e Njësisë Bazë "Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural" pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT është 17/11/2025 dhe data e përfundimit është 21/11/2025, përgjatë orarit 08:00-16:00. Aplikimet pranohen pranë KZ-FEA, zyra B 211.
3. Miratimin e kritereve për pozicionin Drejtues i Njësisë Bazë "Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural" pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT.
4. Miratimin e formatit të aplikimit (tip) për pozicionin Drejtues i Njësisë Bazë "Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural".
5. Miratimin e formatit të vërtetimit (tip) që lëshohet nga komisioni zgjedhor për kandidatin që kryen regjistrimin.
6. Data e zhvillimit të zgjedhjeve për Drejtues të Njësisë Bazë "Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural" pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit është data 16.12.2025.