Skip to Content

Njoftim _ Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit

Dokumentacioni  që duhet të dorëzojnë kandidatët  që kandidojnë  për anëtarët e komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “Doktor”të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT

Bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve te Univeristetit Bujqësor të Tiranës, neni 25, dokumentat që duhet të dorëzojnë kandidatët  që kandidojnë  për anëtarët e komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “Doktor” në  FEA, UBT janë si më poshtë:

a)    Kërkesën për kandidim, e cila përmban, emrin; atësinë; mbiemrin; datëlindjen; gjininë; shprehjen e vullnetit për kandidim; 

b)    Dëshminë e penalitetit; 

c)    Deklarimin se nuk ka shkak për të qenë objekt i ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të

Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë";

d)    Kopje të dokumentit të identifikimit;

e)    Kopje të noterizuar të titullit akademik;

f)     Vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjaturë për kandidatët e të gjitha niveleve për autoritete dhe organet drejtuese të UBT, të lëshuar nga Këshilli i Etikës së UBT-së.

g)    Dokumentin që vërteton vendin ku kandidati është i punësuar.

Dokumentat do të dorëzohen në Zyrën B112, duke filluar nga data 13.10.2025-17.10.2025, ora 8:00-16:00.

Pas regjistrimit, çdo kandidati i jepet vërtetimi i regjistrimit (tip) si kandidat prej komisionit zgjedhor që kryen regjistrimin e tij. Forma e këtij vërtetimi miratohet me vendim të KZFEA.

Njoftim_per_zgjedhjet_2025