Skip to Content

Njoftim _ Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit

Dokumentacioni  që duhet të dorëzojnë kandidatët  që kandidojnë për anëtarë të komisionit të përhershëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor”të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, UBT

Bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve te Univeristetit Bujqësor të Tiranës, neni 25, dokumentat që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarë të komisionit të përhershmëm për dhënien e gradës shkencore “Doktor” në FBM, UBT. janë si më poshtë:

a)   Kërkesa për kandidim, e cila përmban, emrin; atësinë; mbiemrin; datëlindjen; gjininë; shprehjen e vullnetit për kandidim; 

b)   Dëshmia e penalitetit; 

c)   Deklarimi se nuk ka shkak për të qenë objekt i ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë";

d)   Kopje të dokumentit të identifikimit;

e)   Kopje të noterizuar të titullit akademik;

f)    Vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjaturë për kandidatët për anëtarë të komisioneve të përhershme.

g)   Dokumentin që vërteton vendin ku kandidati është i punësuar.

Dokumentat do të dorëzohen pranë Godinës së Agronomisë, Kati i parë, Salla 101, duke filluar nga data 13.10.202517.10.2025, ora 8:00-16:00.

Njoftim FBM