Skip to Content

Njoftim _ Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarët e komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “Doktor”të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT

Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarët e komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “Doktor”të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT Bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve te Univeristetit Bujqësor të Tiranës, neni 25, dokumentat që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarët e komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “Doktor” në FBU, UBT. janë si më poshtë: 

a)  Kërkesën për kandidim, e cila përmban, emrin; atësinë; mbiemrin; datëlindjen; gjininë; shprehjen e vullnetit për kandidim; 

b)  Dëshminë e penalitetit; 

c)  Deklarimin se nuk ka shkak për të qenë objekt i ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë";

d)  Kopje të dokumentit të identifikimit; 

e)  Kopje të noterizuar të titullit akademik; 

f)   Vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjaturë për kandidatët për anëtarë të komisioneve të përhershme me vetëdeklarim. 

g)  Dokumentin që vërteton vendin ku kandidati është i punësuar. 

Dokumentat do të dorëzohen në Zyren 105, duke filluar nga data 20.10.2025-24.10.2025, ora 8:0016:00

Pas regjistrimit, çdo kandidati i jepet vërtetimi i regjistrimit (tip) si kandidat prej komisionit zgjedhor që kryen regjistrimin e tij.

Njoftim KZF FBU