Skip to Content

Njoftim_Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarë të komisioneve të përhershme për dhënien e gradës shkencore “Doktor” pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit, UBT

Bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve te Univeristetit Bujqësor të Tiranës, neni 27, dokumentat që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarët e komisioneve të përhershme të në FEA, UBT. janë si më poshtë:

a) Kërkesa për kandidim, e cila përmban, emrin; atësinë; mbiemrin; datëlindjen; gjininë;

shprehjen e vullnetit për kandidim;

b) Deklarimin se kandidati nuk ka fituar dy mandate sipas ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si autoritet drejtues në postin drejtues në postin për të cilin kërkon të kandidojë;

c) Dëshmia e penalitetit;

d) Deklarimi se nuk ka shkak për të qenë objekt i ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë";

e)Kopje të dokumentit të identifikimit;

f) Kopje të noterizuar të titullit akademik;

g) Vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjaturë për kandidatët për kandidatët e të gjitha niveleve për autoritete dhe organet drejtuese të UBT, të lëshuar nga Këshilli i Etikës së UBT-së.

-Vertetimi i verifikimit te ligjshmerise se dosjes te promovimit akademik do te jepet nga Komisioni Ad_Hoc ne nivel Universiteti. Kerkesat per verifikim se bashku me skenden e plotesuar do te dergohen prane zyres se IT te UBT-se.

-Vleresimi antiplagjiature do te kryhet prane subjekteve qe kane programe perkatese antiplagjiature dhe dokumenti i marre prej tyre se bashku me vertetimin e verifikimit te ligjshmerise se dosjes te promovimit akademik do te dergohen prane Keshillit te Etikes se UBT-se i cili do tu jape nje vertetim etik.

h) Dokumentin që vërteton vendin ku kandidati është i punësuar

Dokumentet do të dorëzohen pranë KZF-FEA-së, në sallën e video-konferencave, kati i dytë, Godina B (Zyrën B211), duke filluar nga data 23.10.2025-29.10.2025, ora 8:00-16:00.

Njoftim 

Njoftim _ Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit