Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për Drejtues të Njësisë Bazë “Ekonomi dhe Politika të Zhvillimit Rural” pranë Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Bazuar në Rregulloren e Zgjedhjeve te Univeristetit Bujqësor të Tiranës, neni 25, dokumentat që duhet të dorëzojnë kandidatët që kandidojnë për anëtarët e komisioneve të përhershme të në FEA, UBT. janë si më poshtë:
a) Kërkesa për kandidim, e cila përmban, emrin; atësinë; mbiemrin; datëlindjen; gjininë;
shprehjen e vullnetit për kandidim;
b) Deklarimin se kandidati nuk ka fituar dy mandate sipas ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si autoritet drejtues në postin drejtues në postin për të cilin kërkon të kandidojë;
c) Dëshmia e penalitetit;
d) Deklarimi se nuk ka shkak për të qenë objekt i ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë";
e)Kopje të dokumentit të identifikimit;
f) Kopje të noterizuar të titullit akademik;
g) Vërtetimin e verifikimit të ligjshmërisë së dosjes të promovimit akademik dhe vlerësimin antiplagjaturë për kandidatët për kandidatët e të gjitha niveleve për autoritete dhe organet drejtuese të UBT, të lëshuar nga Këshilli i Etikës së UBT-së.
h) Dokumentin që vërteton vendin ku kandidati është i punësuar;
Dokumentet do të dorëzohen pranë KZF-FEA-së, në sallën e video-konferencave, kati i dytë, Godina B (Zyrën B211), duke filluar nga data 23.10.2025-29.10.2025, ora 8:00-16:00.
Kriteret për Drejtues të Njësisë Bazë në UBT (Neni 22 i Rregulloren e Zgjedhjeve te Univeristetit Bujqësor të Tiranës)
1. Kandidatët për drejtues të njësisë bazë në UBT, duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 45 pika 3 të ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 25, pika 4 e Statutit të UBT-së dhe në këtë rregullore.
2. Kandidatët për drejtues të njësisë bazë në UBT, janë personel akademik me kohë të plotë të njësisë bazë që i përkasin kategorisë “Profesor” ose kanë gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së. Në rastet kur nuk ka kandidatë të kësaj kategorive, mund të kandidojë për drejtues edhe lektori, kur ky i fundit mban gradën shkencore “Doktor”. Kandidatët për drejtues të njësisë bazë duhet:
a) të kenë përvojë në mësimdhënie për një periudhë jo më pak se 5 (pesë) vite dhe të jenë pjesë e personelit akademik me kohë të plotë;
b) të kenë veprimtari të spikatur akademike, kërkimore dhe shkencore të vazhdueshme.
Nuk mund të kandidojnë për drejtues të njësisë bazë në UBT, kandidatët që:
a. Janë në ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masë e sigurimit personal;
b. Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë;
c. Janë të dënuar më parë për vepra penale;
d. Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore;
e. Nuk kanë marrë vlerësim pozitiv në lidhje me ligjshmërinë e përfitimit të gradave dhe titujve akademik si dhe në vlerësimin e kontrollit antiplagjiaturë nga ana e Këshillit të Etikës.
f. Kanë qenë drejtues të njësisë bazë të zgjedhur për dy ose më shumë mandate, të njëpasnjëshme apo të ndara në të njëjtin institucion ku do të kandidojnë; numrin e mandateve, sipas kësaj pike, përcaktohen mandatet e fituara sipas ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të gjitha mandatet e tjera në vijim të fituara me zgjedhje pavarësisht kohëzgjatjes.
g. Kanë mbushur moshën për pension sipas nenit 65 të ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe
Kërkimin Shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
h. Kanë papajtueshmëri në kuptim të ligjit nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” dhe ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
i. Kandidojnë për autoritete të tjera drejtuese.