Skip to Content

Njoftim për mobilitet për studentët e FMV-së

Në kuadër të bashkëpunimit Erasmus+ (KA171) midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Cordoba, Spanjë, Drejtoria e Projekteve dhe Zhvillimit hap thirrjen për mobilitetet e studentëve, për realizimin e studimeve për semestrin e parë, viti Akademik 2026-2027.

Ftohen studentët e kursit të IV (katërt) të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.

Numri i kuotave është 1 (një).

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar është si vijon më poshtë:

  • CV në formatin Europass në gjuhën angleze;
  • Dëshmi të njohjes së gjuhës Anglese ose Spanjolle
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze;
  • Kopje e Pasaportës;
  • Lista e notave

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat e mëposhtme:

1)     erasmusoffice@ubt.edu.al

2)     gmuca@ubt.edu.al@ubt.edu.al (Koordinatori akademik)

 Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

 Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes deri në datë 16.04.2026.

Mobilitet Cordoba Spanje