Skip to Content

Njoftim për Mobilitet për Studentë

19 qershor 2025 by
Admin

Në kuadër të bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Shkencave të Jetës, Riga, Letoni, një thirrje e re është e hapur  për aplikime në drejtim të  Mobilitetit të Studentëve   Erasmus+ (KA171), Viti Akademik 2025/2026 – Semestri i Dimrit. Ftohen studentët nga Universiteti Bujqësor i Tiranës të bëhen pjesë e këtij aplikimi.

Numri i kuotave është 4 (katër).

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar është si vijon më poshtë:

•          CV në formatin Europass në gjuhën angleze;

•          Dëshmi të njohjes së gjuhës angleze;

•          Letër Motivimi në gjuhën angleze;

•          Kopje e Pasaportës;

Aplikimet duhet të dorëzohen elektronikisht në adresat  e mëposhtme:

1)      erasmusoffice@ubt.edu.al

2)      agjoni@ubt.edu.al (koordinator akademik)

Ju lutem në adresat e mësipërme mund të shkruani edhe për çdo paqartësi nga ana juaj në lidhje me aplikimin.

Afati i aplikimit fillon nga data e njoftimit të hapjes së thirrjes (18.06.2025)  deri në datë 30.06.2025.

Njoftim studente - Latvia