Skip to Content

THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCË NDËRKOMBËTARE

Universiteti Bujqësor i Tiranës ju fton të merrni pjesë në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Ekonomi (I.CO.D.ECON. 2026), e cila do të zhvillohet në Kalamata, Greqi, në datat 22–25 Tetor 2026. Konferenca organizohet nga Universiteti i Peloponezit (Greqi) në bashkëpunim me universitete prestigjioze nga Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria, përfshirë Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Tematika kryesore:

 Ekonomia dhe shoqëria në epokën e inteligjencës artificiale

 Sfidat dixhitale dhe zhvillimi ekonomik

 Projekte ndërkombëtare ndërdisiplinore

 Prezantime shkencore, sesione speciale dhe diskutime akademike

Ftohen të marrin pjesë:

• Pedagogë dhe kërkues shkencorë

• Studentë doktorature dhe masteri

• Studiues të rinj nga fusha të ndryshme

Afati i dorëzimit të abstrakteve: 10 Shtator 2026

Punimet e plota do të publikohen në format Open Access në MDPI Proceedings.

Mundësohet edhe pjesëmarrja online për ata që nuk mund të jenë të pranishëm fizikisht.

Konferenca do të akordojë gjithashtu çmimin për kërkimin më të mirë shkencor, me fokus mbështetjen e studiuesve të rinj.

 Informacione dhe aplikime: https://icodecon2026.uop.gr/