Skip to Content

Teknologji Ushqimore

• Programi fokusohet në prodhimin, përpunimin dhe ruajtjen e ushqimeve, si dhe lidhjen mes lëndëve të para, teknologjisë dhe sigurisë ushqimore.

• Ofron mundësi për karrierë në industrinë ushqimore, laboratorë analitikë, kontroll cilësie dhe zhvillim produktesh.

• Bachelor në “Teknologji Ushqimore” zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin BOKU dhe kombinon teori me praktikë moderne.

• Përgatit studentët për të prodhuar ushqime të sigurta, cilësore dhe të qëndrueshme, duke mbrojtur shëndetin dhe mjedisin.


• Fitojnë kompetenca teknologjike dhe inxhinierike për analizimin, projektimin dhe kontrollin e proceseve ushqimore.

• Zhvillojnë aftësi praktike në përdorimin e pajisjeve dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.

• Zbatojnë standarde të sigurisë dhe cilësisë ushqimore sipas kërkesave ndërkombëtare dhe ligjore.

• Forcojnë aftësi për zgjidhje problemesh, punë në ekip dhe vendimmarrje në mjedise multidisiplinare.

  • Punësim në industrinë e prodhimit dhe përpunimit të ushqimeve, për operim, mbikëqyrje dhe optimizim të proceseve dhe linjave prodhuese.
  • Pozicione në kontrollin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke zbatuar standarde ndërkombëtare, HACCP dhe procedura teknike.
  • Mundësi në laboratorë analitikë, kërkim-zhvillim të produkteve ushqimore, institucione publike dhe agjenci inspektuese.
  • Bazë për menaxhim procesesh, projekteve, iniciativave sipërmarrëse dhe integrim në sektorë të inovacionit dhe qëndrueshmërisë industriale.

Lefter Muxhaj - Kontrollor Cilësie “Coca-cola Bottling Shqipëri”

“Studimet në Inxhinieri Agroushqimore – Teknologji Agroushqimore, UBT, më kanë përgatitur me njohuri teorike dhe praktike për industrinë ushqimore. Sot punoj si Kontrollore Cilësie pranë Coca-Cola Bottling Shqipëria, duke zbatuar drejtpërdrejt njohuritë e fituara.”

Senada Hoxha - Drejtuese Teknike dhe Kontrollore e Cilësisë

“Pas studimeve fillova si kimiste, ndërsa sot punoj si Drejtuese Teknike në Sejega Shpk dhe Kontrollore Cilësie në Ferma Ime, duke kontribuar në zbatimin e standardeve të cilësisë dhe zgjidhjeve të qëndrueshme për industrinë agroushqimore.”

Endrit Haruni - Drejtor i Industrisë Ushqimore /Prodhimit Agro Blend Group

“Studimet në Inxhinieri Agroushqimore në UBT, të kombinuara me përvojën në industri, më kanë mundësuar të ushtroj role drejtuese dhe të kontribuoj në përmirësimin e proceseve dhe zbatimin e standardeve bashkëkohore në prodhimin e ushqimeve.”

Mirvjen Shehaj - Drejtor Prodhimi tek ATLAS shpk

“Studimet në Inxhinieri Agroushqimore në UBT, me fokus në Teknologji Agroushqimore, më kanë dhënë bazën për të kuptuar proceset e industrisë ushqimore, dhe sot, duke punuar në prodhim, zhvillim produktesh dhe garantim cilësie, përjetohet se kombi i dijes akademike me praktikën është çelësi i një karriere të suksesshme.”



  • 23.8 %  Shkencat natyrore 
  • 38.8  % Teknologji dhe Inxhinieri 
  • 17.8 %  Ekonomi, sociale dhe ligjshmëri 

Programi Bachelor në "Teknologjisë Ushqimore" karakterizohet nga një qasje e qartë ndërdisiplinore, duke integruar në mënyrë të balancuar shkencat natyrore, teknologjinë dhe inxhinierinë, si dhe aspektet ekonomike, sociale dhe ligjore. Shkencat natyrore ofrojnë bazën për të kuptuar përbërjen e ushqimit, reaksionet kimike dhe proceset biologjike që ndikojnë në cilësinë dhe sigurinë e produkteve. Komponenti i teknologjisë dhe inxhinierisë është dhe baza e këtij program studimi dhe fokusohet në përpunimin e ushqimit, teknologjitë e përpunimit dhe prodhimit të produkteve ushqimore, përdorimin e pajisjeve dhe zhvillimin e proceseve moderne të prodhimit në industri. Paralelisht, dimensioni ekonomik, social dhe ligjor i pajis studentët me njohuri mbi menaxhimin, funksionimin e tregut dhe kuadrin rregullator që garanton standarde të larta dhe mbrojtjen e konsumatorit. Ky kombinim e bën programin të plotë dhe i përgatit studentët për të kuptuar sektorin agroushqimor. 


  • Master Shkencor "Inxhinieri Ushqimore" me profile: "Teknologji Ushqimore", "Teknologji e pijeve alkoolike dhe joalkoolike", "Bioteknologji Ushqimore"
  • "Shkencat e të ushqyerit"