Teknologji Informacioni në Bujqësi dhe Mjedis
• Program që i përgjigjet transformimit digjital të bujqësisë shqiptare dhe kërkesave për integrim në BE, në bashkëpunim me Universitetin BOKU
• Përgatit specialistë në programim, IoT, GIS dhe analizë të të dhënave për bujqësi dhe mjedis
• Fokus në rritjen e produktivitetit, kursimin e burimeve natyrore dhe uljen e ndikimit klimatik
• Kontribuon në zhvillimin e bujqësisë së zgjuar dhe mbrojtjen e mjedisit sipas standardeve europiane
• Menaxhim i të dhënave bujqësore: mbledhje, ruajtje, databaza dhe vizualizim.
• Bujqësi precize & IoT: sensorizim, GPS, dronë, telemetri dhe optimizim i inputeve.
• GIS/Remote Sensing: analiza hapësinore, hartëzim dhe monitorim i tokës, ujit e klimës.
• Automatizim & vendimmarrje: modele, dashboards, alarme dhe siguri e të dhënave.
• Specialist i bujqësisë precize dhe menaxhimit të fermave
• Analist GIS dhe monitorimi mjedisor
• Integrator IoT dhe automatizim
• Zhvillues aplikacionesh / administrator sistemesh dhe sipërmarrës në shërbime digjitalizimi
Xhulio Gjeka, Administrator “Alba Agro”
“Programi IT në Bujqësi dhe Mjedis mbështet modernizimin dhe automatizimin e prodhimit të fidanëve, duke lidhur teknologjinë me praktikën, standardizuar proceset, monitoruar mikroklimën, më pak humbje dhe besueshmëri më të madhe nga klientët.”
Redion Karriqi - Solution Sales Manager në Vodafone Smart Agro
“Bujqësia digjitale është më shumë se teknologji; është një qasje e re në vendimmarrje që kursen burime dhe rrit rendimentin, ku zgjidhjet Smart Agriculture të Vodafone sjellin transparencë, efikasitet dhe vlerë të qëndrueshme për fermerët dhe bizneset bujqësore.”
Arbi Bamllari - CEO, SKAITECH
“Digjitalizimi i bujqësisë nuk është thjesht e ardhmja, është domosdoshmëri. Dronët po e ngrejnë bujqësinë në një dimension të ri; më të saktë, më inteligjente dhe më efikase. Te SKAITECH besojmë se inovacioni fluturon mbi fushat dhe kulturat tona.”
Bianca Duro - CEO “Austria Praemix”
“Blegtoria po modernizohet përmes automatizimit, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale, duke përmirësuar menaxhimin e fermave dhe cilësinë e produkteve, ndërsa Austria Praemix po aplikon në Shqipëri paketën Smaxtec për transformimin e proceseve në fermat e gjedhit.”
• Shkencat Natyrore (15 ECTS): fizikë, matematikë, informatikë, meteorologjia, etj.
• Shkencat Teknike (70 ECTS): automatizimi, mekatronika, bujqesia me precizion, programimi.
• Shkencat Sociale (15 ECTS): ekonomia, politika bujqësore, sociologjia rurale dhe menaxhimi i agrobiznesit
Programi është ndërdisiplinor dhe i orientuar nga praktika, duke kombinuar bazat e informatikës (programim, databaza, rrjete), shkencën e të dhënave dhe teknologjitë gjeohapësinore me agronominë, agrometeorologjinë dhe menaxhimin mjedisor. Studentët mësojnë të projektojnë dhe operojnë sisteme të bujqësisë precize (sensorë, IoT, GPS, dronë), platforma monitorimi dhe vendimmarrjeje, si dhe aplikime për shërbime publike digjitale në bujqësi. Programi mbështetet në laboratorë, punë në terren dhe projekte me ferma dhe agrobiznese.
Master i Shkencave në Digjitalizimin dhe Automatizimin në Bujqësi