Skip to Content

Inxhinieri Pyjore

• Programi kombinon aftësi tekniko-profesionale dhe krijuese për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave.

• Ofron përvojë praktike në vlerësimin dhe qeverisjen e burimeve natyrore sipas parimeve të qëndrueshmërisë.

• Hap mundësi karriere si vlerësues, menaxhues, hartues dhe zbatues projektesh në fushën mjedisore.

• Fokusohet në mbrojtjen e ekosistemeve pyjore, biodiversitetit dhe përdorimin e teknologjive inovative për përmirësimin e jetës.


• Vlerësojnë grumbujt pyjorë nga pikëpamja silvikulturore dhe ekonomike.

• Menaxhojnë në mënyrë të qëndrueshme pyjet dhe kullotat, duke zgjedhur forma të përshtatshme qeverisjeje.

• Zbatojnë me sukses projekte në pyje dhe kullota dhe vlerësojnë shërbimet e produkteve të ekosistemeve pyjore e kullosore.

• Aplikojnë parimet e bioekonomisë pyjore në praktikë.

• Administrata pyjore dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

• Bashki, parqe kombëtare dhe institucione publike mjedisore.

• Projekte mjedisore, OJF dhe iniciativa ndërkombëtare për biodiversitetin, klimën dhe zhvillimin rural.

• Kompani druri, ndërmarrje bujqësore-pyjore dhe konsulencë në planifikim territorial.

Albora Kacani- Federata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale

“Pyjet janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e njerëzve, dhe bashkëpunimi i specialistëve të shkencave pyjore është kyç për të ofruar zgjidhje konkrete, praktike dhe të qëndrueshme për të ardhmen.”

Erion Istrefi- Ekspert i Mjedisit në Zyrën e Bankës Botërore në Tiranë

“Shqipëria është veçanërisht e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike si përmbytjet, zjarret dhe thatësira. Menaxhimi i riskut mjedisor dhe fondi pyjor luajnë rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm, duke siguruar ushqim, ujë të pastër dhe burime të tjera të rëndësishme për komunitetet lokale dhe ekonominë e vendit.”

Ardmir Doda- Drejtor të Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, Fushë-Arrëz

“Zgjodha Inxhinieri Pyjore për të kontribuar në mbrojtjen e natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve. Studimet më dhanë njohuri dhe aftësi praktike për një karrierë me ndikim real në mjedis dhe komunitet.”

Ilda Metani- Menaxhere Projekti “EcoAlbania”

“Nëse dëshironi të kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, Inxhinieria Pyjore ju ofron formimin e nevojshëm për një karrierë me ndikim real në natyrë, komunitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.”

23.3% shkenca natyrore,

23.3% shkenca social-ekonomike, 

36.7% shkenca teknike 

16.7% fusha të tjera


Ndërdisiplinariteti i programit Bachelor në “Inxhinieri Pyjore” zbatohet përmes një kurrikule të

organizuar në module të integruara, ku ndërthuren njohuri dhe kompetenca nga shkencat

natyrore, shkencat teknike, fushat social-ekonomike dhe ato juridike. Ky parim shfaqet që në

vitin e parë dhe vijon në vitet pasuese përmes lidhjes së përmbajtjeve biologjike, ekologjike,

inxhinierike, ekonomike, menaxheriale dhe ligjore. Ai konkretizohet në mënyrë të veçantë në

modulin “Projekt ndërdisiplinar”, si edhe në praktikën profesionale dhe temën e diplomës, ku

studenti zbaton në mënyrë të integruar njohuritë e fituara në situata reale studimore dhe

profesionale.

Master i Shkencave në Inxhinieri Pyjore 

Menaxhimi i ekosistemeve pyjore