Inxhinieri Mjedisi dhe Uji
• Program i domosdoshëm për adresimin e sfidave si ndryshimet klimatike, menaxhimi i ujit dhe mbrojtja e mjedisit
• I hartuar sipas standardeve akademike të Universitetit BOKU në Vjenë
• Ndërthur inxhinierinë me shkencat mjedisore dhe burimet natyrore
• Përgatit specialistë me njohuri teorike dhe praktike, të orientuar drejt tregut të punës dhe zhvillimit të qëndrueshëm
• Menaxhimi i rrjeteve të ujësjellësit, sistemeve ujitëse dhe impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura
• Projektimi i zgjidhjeve teknike dhe natyrore për rehabilitimin e zonave të ndotura dhe zhvillimin e infrastrukturës së gjelbër
• Menaxhimi i tokës, ujërave, kimikateve dhe mbetjeve në kuadër të ekonomisë qarkulluese dhe zhvillimit të qëndrueshëm
• Hartimi i VNM/VNMS-ve dhe PMM-ve, si dhe monitorimi, vlerësimi i ndotjes dhe zbatimi i legjislacionit mjedisor dhe direktivave të BE-së
• Punësim në sektorin publik dhe privat si inxhinierë mjedisi dhe uji, specialistë mjedisi dhe ekspertë projektesh.
• Angazhim në institucione shtetërore, agjenci mjedisi, kompani konsulence, industri dhe ndërmarrje të ujësjellës-kanalizimeve.
• Mundësi pune në projekte infrastrukturore, rehabilitim mjedisor, përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe projekte të financuara nga BE.
• Aktivitet profesional në universitete, institute kërkimore, organizata ndërkombëtare dhe si këshilltarë për politika mjedisore.
Denisa Mehaj, Agjencia Kombëtare e Mjedisit
“Studimet në Inxhinieri Mjedisi më kanë pajisur me njohuri mbi legjislacionin mjedisor dhe VNM-në. Në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit merrem me analizën teknike të raporteve dhe vlerësimin e përputhshmërisë së projekteve me standardet ligjore.”
Andi Toska, Specialist Mjedisi
“Ky program që ofron UBT më ka pajisur me njohuri mbi menaxhimin mjedisor dhe legjislacionin. Si specialist mjedisor, monitoroj dhe raportoj ndikimet mjedisore, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm.”
Odetta Shkurtaj, Agjencia Kombëtare e Bregdetit
“Studimet në UBT më kanë pajisur me njohuri mbi menaxhimin e zonave bregdetare dhe legjislacionin mjedisor. Në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit angazhohem në vlerësimin e ndërhyrjeve dhe ndikimeve mjedisore.”
Arlinda Shehu, Specialiste, Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit
“Me formim në shkencat e mjedisit dhe angazhim pranë Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, punoj për zbatimin e standardeve mjedisore dhe një zhvillim të qëndrueshëm të territorit.”
- 26–27 % Kredite në Shkencat Natyrore
- 50 % Kredite në Inxhinieri dhe Teknologji
- 23–24 % Kredite në Shkenca Sociale, Ekonomike dhe Politike
Gjatë zhvillimit të këtij programi ndiqet një qasje e integruar dhe ndërdisiplinore, ku
balancohet formimi teorik me atë praktik dhe profesional. Shkencat natyrore ofrojnë
bazën analitike dhe shkencore për të kuptuar proceset mjedisore, ndërsa fusha e
inxhinierisë dhe teknologjisë përqendrohet në aplikimin praktik të njohurive për
menaxhimin e ujit, tokës dhe mjedisit. Paralelisht, shkencat sociale, ekonomike dhe
politike kontribuojnë në zhvillimin e aftësive për menaxhim, vendimmarrje dhe hartim
politikash. Kjo ndërthurje siguron një përgatitje të plotë të studentëve për të
përballuar sfidat komplekse në fushën e burimeve natyrore dhe mjedisit.
Inxhinieri Mjedisi dhe Menaxhim Uji
Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi