Skip to Content

Informatikë Biznesi

•  Program në “Informatikë Biznesi”, në bashkëpunim me Universitetin BOKU, që ndërthur shkencat kompjuterike, biznesin dhe ekonominë

•  Ofron formim të integruar teorik dhe praktik për projektimin, zbatimin dhe menaxhimin e sistemeve të informacionit

•  Pajis studentët me aftësi për të mbështetur funksionimin modern dhe digjital të bizneseve

•  Me standarde europiane, mbulon planifikimin, zhvillimin, optimizimin dhe përdorimin ekonomik të sistemeve të informacionit dhe komunikimit

• Dizenjimin dhe në zhvillimin e sistemeve për mbledhjen, menaxhimin dhe analizimin e të dhënave të lidhura me sistemin e agrobiznesit.

• Zhvillimin e sisteme të menaxhimit financiar, përfshirë mjetet për sigurimin dhe vlerësimin e riskut financiar.

• Integrimin e teknologjive të avancuara të informacionit në proceset e menaxhimit të biznesit.

• Zhvillimin dhe mirëmbajtjen e platformave digjitale, me fokus nxitjen e inovacionit në ekonomi.

• Administratë publike dhe institucione shtetërore

• Sistem bankar dhe institucionet financiare

• Kompanitë e telefonisë celulare, mediat televizive dhe bizneset private (përfshirë kompanitë e konsulencës)

• Industri e agrobiznesit, sektori agroushqimor, organizatat ndërkombëtare dhe OJF-të

Patrik Nasufi, Software Developer, CEO & Founder at Vatra

"Kam studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe e  rekomandoj programin Informatikë Biznesi, pasi ofron një kombinim të balancuar midis njohurive teorike dhe aplikimeve praktike në fushën e teknologjisë dhe biznesit. Programi është i orientuara drejt kërkesave të tregut të punës, stafi akademik është i përkushtuar dhe me ekspertizë në IT dhe ekonomi, ndërsa studentëve u ofrohen mundësi reale për zhvillim profesional".


Aleksandro Vogli, HR Solution Specialist, Boston Consulting Group

"Studimet në Informatikë Biznesi në UBT më kanë pajisur me njohuri të thelluara mbi integrimin e informatikës me proceset e biznesit, si dhe me aftësi analitike dhe teknike në përpunimin e të dhënave dhe mbështetjen e vendimmarrjes. Duke zhvilluar zgjidhje digjitale, analizuar të dhëna dhe kontribuar në optimizimin e proceseve të biznesit, kam ndërtuar një profil profesional të qëndrueshëm dhe të suksesshëm."


Rinald Shehaj, Software Engineer Albania Software House

"Studimet në Informatikë Biznesi më kanë pajisur me aftësi të avancuara analitike dhe teknike, të cilat i zbatoj në punën time si inxhinies softwere dhe zhvillues web. Përmes integrimit të teknologjisë së informacionit me proceset e biznesit, zhvilloj aplikacione dhe zgjidhje digjitale që mbështesin funksionimin dhe optimizimin e biznesit."


Xhesjana Stambolliu, Software Developer, Lufthansa Industry Solutions

"Studimet në Informatikë Biznesi kanë luajtur një rol thelbësor në formimin tim profesional, duke më pajisur me bazat e forta në programim, sisteme dhe arkitekturë softuerike. Falë këtij formimi, kam ndërtuar një karrierë si Software Developer në zhvillimin e aplikacioneve dhe shërbimeve backend të besueshme. Specializimi im në .NET Core dhe arkitektura microservices mbështetet drejtpërdrejt në njohuritë e fituara gjatë studimeve."



  • 67% Kreditë në Informatikë
  • 28% Kreditë në Ekonomi dhe Menaxhim
  • 5% Kreditë në fusha të lidhura me Bujqësinë

Gjatë zhvillimit të këtij programi është ndjekur parimi i qasjes ndërdisiplinore. Ky parim synon të ndërthurë njohuritë dhe aftësitë nga fusha e informatikës, ekonomisë dhe menaxhimit, duke krijuar kompetenca të integruara për zgjidhjen e problemeve reale. Programi përfshin shembuj praktikë dhe projekte të fokusuara në agrobiznes dhe agroindustri, duke u mundësuar studentëve të fitojnë njohuri të specializuara dhe të aplikueshme në këta sektorë.

Në përputhje me zhvillimet bashkëkohore dhe kërkesat e tregut të punës, programi përfaqëson një model modern të arsimit që lidh inovacionin teknologjik me parimet ekonomike dhe menaxhimin e biznesit. Ai kontribuon në formimin e profesionistëve të rinj, të përgatitur për një treg pune dinamik dhe në rritje.


Master Shkencor ne Informatike Biznesi me dy profile; 

  • "Zhvillim Software dhe Sisteme Biznesi”
  •  “Data Science dhe AI ne Ekonomi”