Financë dhe Kontabilitet
• Programi ofron formim teorik dhe praktik në financë, kontabilitet dhe menaxhim financiar, në bashkëpunim me Universitetin BOKU.
• Është i përshtatur me kërkesat e tregut të punës dhe zhvillimet bashkëkohore në ekonomi dhe agrobiznes.
• Zhvillon aftësi në hartimin e buxheteve, analizën e investimeve dhe menaxhimin e riskut financiar.
• Përgatit të diplomuarit për karrierë në institucione financiare, biznese, administratë publike dhe sektorin e agrobiznesit.
• Zotërojnë njohuri të avancuara në financë dhe kontabilitet, veçanërisht për sektorin bujqësor dhe sektorët e tjerë ekonomikë.
• Zhvillojnë aftësi analitike dhe përdorin metoda dhe software bashkëkohor për analizë financiare dhe vendimmarrje.
• Kanë kompetenca në raportimin financiar, menaxhimin e riskut dhe zbatimin e standardeve të kontabilitetit.
• Aftësohen në planifikim financiar, buxhetim, investime në bujqësi e agrobiznes dhe vlerësim të politikave ekonomike e sociale.
• Institucione financiare dhe bankare, si menaxherë financiarë, analistë financiarë ose analistë krediti.
• Sektorin privat dhe OJF, si specialistë finance, kontabiliteti dhe këshillues financiarë.
• Sektorin publik, si specialistë buxheti, financash dhe sistemit fiskal.
• Organizata ndërkombëtare, sigurime dhe pasuri të paluajtshme, si specialistë financiarë ose konsulentë.
Florinda Zherri - Pedagoge UBT
“Ky program më frymëzoi të vazhdoj rrugën akademike dhe të ndaj të njëjtat vlera dhe njohuri me studentët e mi. Financa gjithashtu më dha njohuri praktike dhe perspektiva të reja mbi menaxhimin e burimeve.”
Henri Ndreca - Drejtor i Pergjithshëm i T-Blocks
“Studimet në Financë-Kontabilitet ndërtuan themelin e lidershipit tim, duke më pajisur me mendim strategjik, disiplinë analitike dhe vizion për inovacion. Si drejtues, këto kompetenca përkthehen në vendimmarrje të qëndrueshme dhe zhvillim të vazhdueshëm të biznesit.”
Fatmir Nikolli - Drejtor Rajonal dhe Drejtor i Segmentit të Bujqësisë (NOA, SHA)
“Studimet në Financë-Kontabilitet më dhanë mundësinë për të udhëhequr me vizion dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor në nivel rajonal.”
Esmeralda Doçi - Përgjegjëse Sektorit të Kontabilitetit të Përgjithshëm, Instituti i Sigurimeve Shoqërore “Studimet në këtë degë më ndërtuan bazën e fortë profesionale dhe integritetin e nevojshëm për të menaxhuar me përgjegjësi financat publike dhe për të garantuar transparencë në administrim.”
- 50 % kredite në Shkencat Sociale
- 24-25 kredite në shkencat natyrore
- 24-25 % kredite në shkencat teknike
Për ndërtimin e këtij programi është ndjekur parimi i ndërdisiplinaritetit, i cili synon integrimin e
qasjeve, metodave, teknikave dhe mjeteve analitike të disiplinave të ndryshme, duke prodhuar
njohuri të reja dhe zgjidhje të problemeve komplekse e me ndikim real për sfidat ekonomike,
financiare, sociale e teknologjike të një bote në ndryshim të shpejtë dhe të vazhdueshëm. Kjo
qasje ndërdisiplinore, e cila pasqyron realitetin e ndërlidhur të botës moderne të biznesit dhe
ndjek shembullin e programeve të suksesshme ndërkombëtare, u jep studentëve një
perspektivë më të gjerë dhe aftësinë për të analizuar dhe zgjidhur probleme komplekse nga
këndvështrime të shumëfishta. Në përputhje me standardet ndërkombëtare (Muster Curricula),
programi integron njohuri nga fushat e teknologjisë, shkencave natyrore dhe ekonomisë dhe
siguron një formim gjithëpërfshirës që përgatit studentët për sfida komplekse.
- Master në Financë dhe Kontabilitet, me dy profile “Financë Bankë” dhe “Kontabilitet Auditim”
- Master në Ekonomi Agrare dhe Politika Evropiane
- Master në Ekonomi Qarkulluese
- Master në Menaxhim Agrobiznesi, me dy profile “Menaxhim” dhe “Sipërmarrje dhe Inovacion”
- Master në Marketingu i Ushqimit dhe Biznesi Digjital
- Master në Turizem i Qёndrueshem dhe Zhvillim Rural
- Informatikë Biznesi, me dy profile “Zhvillim Software dhe Sisteme dhe Biznesi” dhe “Data Science dhe AI nё Ekonomi”