Skip to Content

Ekonomiks

•  Program me orientim analitik që i përgjigjet nevojave të tregut në sektorët ekonomik, bujqësor dhe agroushqimor, si dhe zhvillimit rural

•  Ofron formim të integruar teorik dhe praktik, me fokus në ekonominë e aplikuar dhe zhvillimin e qëndrueshëm

•  Përqendrohet në analizën e tregjeve, sfidat e zhvillimit ekonomik dhe hartimin e politikave efektive

•  Me standarde europiane, përgatit studentë për karrierë në sektorin publik, privat, OJQ dhe agjenci zhvillimore

• Analizimin dhe interpretimin në mënyrë kritike të teorive kryesore të ekonomisë dhe ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik.

• Vlerësimin e politikave publike dhe përdorimin e të dhënave dhe mjeteve digjitale për vendimmarrje të informuar.

• Aplikimin e metodave sasiore dhe cilësore për analizën e fenomeneve ekonomike në nivel mikro dhe makro.

• Hartimin e strategjive të zhvillimit dhe analizën e sektorëve bujqësorë, ruralë dhe mjedisorë.

• Punësim në institucione publike qendrore dhe vendore, përfshirë ministri, bashki dhe agjenci zhvillimi

• Pozicione në organizata ndërkombëtare dhe OJF

• Mundësi në sektorin privat, institucione financiare dhe kompani konsulence

• Kërkesë e lartë për ekonomistë me kompetenca të specializuara në sektorin agroushqimor, zhvillimin rural, politikat publike dhe integrimin europian.

Klaudia Vukzaj, Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, MF

“Kam studiuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe e rekomandoj sepse ofron një kombinim të fortë teorik dhe praktik, programe të orientuara drejt tregut të punës, staf të përkushtuar dhe mundësi reale për zhvillim profesional.”

Sara Mira, Ekonomiste, AMG shpk

“Studimet në Ekonomiks të Aplikuar në UBT më dhanë njohuri të thelluara mbi funksionimin e sistemeve ekonomike dhe aftësi analitike, të cilat prej tre vitesh i zbatoj si ekonomiste në sektorin privat, duke zhvilluar kompetenca të qëndrueshme dhe duke ndërtuar një profil profesional të suksesshëm.”

Alba Tema, Menaxhere Projektesh, Rrjeti Shqiptar për Zhvillimin Rural

“Studimet në Ekonomiks të Aplikuar më dhanë aftësi analitike për të vlerësuar politikat publike në bujqësi dhe zhvillim rural, duke lidhur teorinë me realitetin e komuniteteve dhe mbështetur vendimmarrjen me evidenca.”

Saimir Tollia, Doktorant IAMM Montpellier

“Studimet në Master MIDAS dhe doktoratura në IAMM Montpellier më kanë dhënë njohuri të avancuara në ekonominë bujqësore dhe politikat rurale, duke më aftësuar të analizoj ndikimet e politikave subvencionuese mbi fermat, tokën dhe punësimin, dhe të mbështes vendimmarrjen me evidenca shkencore.”


  • Programi bazohet në ndërdisiplinaritet, duke integruar metoda nga fusha të ndryshme për zgjidhjen e problemeve komplekse.
  • Kombinon njohuri nga teknologjia, shkencat natyrore dhe ekonomia sipas standardeve ndërkombëtare (Muster Curricula).
  • Ofron formim gjithëpërfshirës për përballimin e sfidave ekonomike, mjedisore, sociale dhe teknologjike.
  • Struktura e krediteve përfshin: 52% shkenca sociale, 22% shkenca natyrore dhe 26% shkenca teknike.

  • “Ekonomi Agrare dhe Politika Evropiane”
  • “Turizëm i Qëndrueshëm dhe Zhvillim Rural”
  • “Ekonomi Qarkulluese"