Skip to Content

Dizajni i Interierit dhe Inxhinieri Druri

• Programi kombinon aftësi teknike dhe krijuese, duke përgatitur studentët për industrinë e drurit me fokus në qëndrueshmëri dhe zgjidhje ekologjike.

• Ofron përvojë praktike dhe trajnim në dizajn, përpunim dhe menaxhim të materialeve druri.

• Hap mundësi karriere si dizajner interieri, inxhinier i përpunimit të drurit dhe në projekte inovative të industrisë.

• Integron talentin artistik me teknologjitë moderne për të përmirësuar cilësinë e produkteve dhe jetën përmes zgjidhjeve të qëndrueshme.

• Teknologjitë e përpunimit të drurit: Aftësi në teknikat e përpunimit të drurit dhe teknologjitë inovative, duke përfshirë CAD dhe CNC.

• Dizenjim dhe krijimtarinë estetike: Përvetësimi i parimeve të dizajnit për të krijuar hapësira të rëndësishme, vizualisht tërheqëse dhe funksionale.

• Njohjen e materialeve me bazë druri: Kuptimi i vetive të drurit dhe materialeve me bazë druri, burimeve të qëndrueshme dhe praktikave të dizajnit ekologjik.

• Menaxhimin e projekteve dhe punën në ekip: Aftësi në menaxhimin e projekteve të dizajnit, planifikimin, buxhetin, prodhimin dhe punën efektive në ekip.

• Inxhinier në fabrikat e drurit, për menaxhim dhe prodhim mobiljesh.

• Dizajner interieri dhe mobiljesh në studio arkitekture ose dizajni.

• Specialist i pavarur për përmirësimin e cilësisë dhe dizajnit të produkteve.

• Punë në qendra shitjeje mobiljesh për prezantimin dhe reklamimin e produkteve.

Rudolf Nurçellari - Administrator, kompania “DruTech” shpk.

“Si student i diplomuar në Inxhinieri e Përpunimit të Drurit, synoj të kontribuoj në zhvillimin e industrisë së mobiljeve përmes njohurive teknike, kreativitetit dhe përpunimit profesional të drurit, duke krijuar produkte cilësore, funksionale dhe të qëndrueshme.”


Albion Dervishi - Administrator, kompania “Mobileri Dervishi”

“Me përgatitje akademike në Dizajnin e Mobiljeve dhe Interierit, fokusi im është krijimi i zgjidhjeve moderne dhe praktike për mobilje dhe ambiente të brendshme, duke kombinuar estetikën me funksionalitetin dhe duke u përshtatur me nevojat specifike të përdoruesit dhe trendet bashkëkohore të dizajnit.”


Orest Prifti - Interior dizajn “Bros Architects”

“Jam alumn i Universitetit Bujqësor të Tiranës në Dizajn Mobiljesh dhe Inxhinieri Druri, dhe aktualisht zhvilloj karrierën time pranë Bros Architects, duke kombinuar formimin akademik me përvojën praktike për të sjellë zgjidhje kreative në projekte..”


Olta Halili - Dizenjuese mobiljesh dhe inxhiniere në Mobilerinë Globi

“Si dizenjuese dhe inxhiniere mobiljesh, bashkoj kreativitetin me teknologjinë për të krijuar produkte funksionale, estetike dhe të qëndrueshme, duke sjellë inovacion dhe zgjidhje moderne që i përgjigjen nevojave të kohës.”

  • 26%  shkenca natyrore, 
  • 26%   inxhinieri/teknologji 
  • 25–26% ekonomi e shkenca sociale
  • 22–23%  module specifike të programit


Programi i studimit “Dizajni i interierit dhe inxhinieri druri” është ndërtuar mbi një qasje moderne dhe të integruar, ku ndërdisiplinariteti përbën bazën e formimit akademik dhe profesional të studentëve. Ai ndërthur njohuritë shkencore, teknologjike, ekonomike dhe krijuese për të përgatitur specialistë të aftë për sfidat e industrisë së drurit dhe dizajnit të interierit. Programi mbështetet në një bazë të fortë të shkencave natyrore (matematikë, fizikë, kimi, biologji), e cila kombinohet me njohuri në inxhinieri dhe teknologji, si mekanika, rezistenca materiale, termodinamike, teknologji druri, mbrojtja e drurit, panele me baze druri, prodhimi i mobiljeve nga dizajni ne realizim, projektimi i interierit dhe përdorimi i mjeteve digjitale (CAD, CNC). Paralelisht, integrohen edhe aspektet ekonomike dhe menaxheriale, si menaxhimi i proceseve te biznesit, marketingu dhe organizimi i prodhimit. Programi mbulon të gjithë zinxhirin e vlerës së drurit, nga lënda e parë deri te produkti final, duke lidhur teorinë me praktikën përmes projekteve, praktikës profesionale dhe punës së diplomës. Studentët mund të specializohen në Inxhinieri të Teknologjisë së Drurit ose në Dizajn të Mobiljeve dhe Interierit, duke zhvilluar një profil të integruar teknik, kreativ dhe menaxherial.


  • “Dizajn dhe Teknologji Druri”