Skip to Content

Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi 

• Programi formon specialistë që e kuptojnë territorin si sistem ekologjik, social dhe estetik, duke iu përgjigjur nevojave në rritje të tregut.

• Trajton sfida si urbanizimi i shpejtë, degradimi i peizazhit, ndryshimet klimatike dhe nevoja për infrastrukturë të gjelbër.

• Përgatit studentët për të analizuar, planifikuar, projektuar dhe menaxhuar peizazhe urbane, rurale dhe natyrore.

• Zhvillon bazë teorike, aftësi digjitale dhe integrim të dimensioneve sociale, ligjore e ekonomike, duke i përgatitur për tregun e punës dhe studime Master.



• Analizojnë dhe vlerësojnë peizazhin dhe kryejnë planifikim territorial.

• Projektojnë hapësira dhe përdorin mjete digjitale si GIS dhe CAD, si dhe komunikim grafik profesional.

• Menaxhojnë proceset bazë të zbatimit të projekteve në terren.

• Zhvillojnë aftësi për punë në grup, mendim kritik dhe veprim profesional me përgjegjësi etike, mjedisore dhe sociale.

• Bashki dhe njësi të qeverisjes vendore.

• Agjenci planifikimi dhe mjedisi, si dhe struktura të menaxhimit të zonave të mbrojtura.

• Studio projektimi dhe kompani ndërtimi.

• Projekte zhvillimi rural, turizëm të qëndrueshëm dhe organizata që punojnë me peizazhin, biodiversitetin dhe territorin.

Anisa Shinko - Arkitekte Peizazhi “S&L Studio”

“Studimet në këtë degë kanë ndikuar ndjeshëm në formimin tim profesional. Aktualisht punoj si arkitekte peizazhi, duke u angazhuar në projekte për projektimin e hapësirave të jashtme dhe integrimin e natyrës në mjedise urbane.”

Ndue Lleshaj - Arkitekt Peizazhi, “SON Architect +”

“Zhvillimi i shpejtë urban e bën arkitekturën e peizazhit gjithnjë e më të rëndësishme në krijimin e hapësirave të qëndrueshme. Studimet në Universitetin Bujqësor të Tiranës më dhanë bazën për të zhvilluar profesionin tim në një nga studiot më të mëdha të arkitekturës në vend.”

Klea Cakoni - Arkitekte Peizazhi “Lita Construction” sh.p.k

“Arkitekti i peizazhit luan një rol të rëndësishëm në organizimin e hapësirave të jashtme në zhvillimet rezidenciale, duke krijuar lidhje të qëndrueshme mes ndërtimit dhe natyrës. Përmes projektimit të mirëorganizuar, ai ndikon në cilësinë e jetesës dhe në vlerën afatgjatë të këtyre zhvillimeve.”

Esma Zeneli - Arkitekte Peizazhi “UNS architects”

“Arkitektura e peizazhit ndërthur artin dhe natyrën për hapësira funksionale dhe të bukura, që ofrojnë relaks, aktivitete sociale dhe lidhje me natyrën, duke mbështetur edhe qëndrueshmërinë dhe biodiversitetin.“


Interdisiplinariteti në programin Bachelor në Planifikim dhe Arkitekturë Peizazhi zbatohet duke e ndërtuar programin si një strukturë të integruar që bashkon ekologjinë dhe shkencat mjedisore, planifikimin hapësinor e territorial, studiot e arkitekturës së peizazhit, instrumentet e qeverisjes/politikave, si edhe mjetet teknike e digjitale. Kjo qasje materializohet drejtpërdrejt në kurrikulë, ku që në semestrat e parë ndërthuren bazat e planifikimit të peizazhit dhe arkitekturës së peizazhit, ekologjia, teoritë dhe metodat e planifikimit, gjeoshkencat, ekonomia dhe politika e burimeve natyrore, ndërsa më tej lidhen me shkencat sociale, legjislacionin, GIS, statistikat, topografinë, CAD-in dhe studiot projektuese. Në këtë mënyrë, studenti formohet njëkohësisht për të kuptuar funksionimin ekologjik e territorial të peizazhit dhe për ta përkthyer atë në zgjidhje konkrete planifikuese, projektuese dhe menaxhuese në shkallë të ndryshme.


Master i Shkencave ne Planifikim dhe Arkitekture Peizazhi