Skip to Content

Vizitë studimore e Dr. Elke Kellner në UBT për zhvillimin e sektorit të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike

Vizitë studimore në Universitetin Bujqësor të Tiranës e Konsulentes Ndërkombëtare Dr. Elke Kellner nga Shkolla e Biznesit e Universitetit të Shkencave të Aplikuara dhe Arteve të Lucernës, e ftuar nga Helvetas nëpërmjet projektit Risi Albania, për të analizuar potencialet mbi themelimin e një njësie të dedikuar për Bimët Mjekësore dhe Aromatike pranë UBT Tiranë. 

Gjatë vizitës dy ditore, 25-26 Shtator,  Dr. Elke Kellner pati një bashkëbisedim  me Rektorin e UBT Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ku u diskutua për zhvillimin e BMA-ve në Shqipëri, kontributin e UBT në këtë fushë, si dhe bashkëpunimin me bizneset e këtij sektori. 

Po ashtu, Dr. Elke Kellner zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me profesorë të UBT, Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Prof. Dr. Seit Shallari, Kryetarin e Shoqatës së Industrisë së BMA-ve, Z. Filip Gjoka dhe biznesmenë të këtij sektori ku folën për prespektivën e bashkëpunimit në këtë sektor dhe fizibilitetin e një njësie të dedikuar për BMA-të.

Trajnim dhe workshop mbi prodhimin e mocarelës dhe gjizës në UBT, në bashkëpunim me artizanë italianë të Gioia del Colle