Skip to Content

Vizitë në BOKU: UBT forcon kërkimin shkencor mbi analizat mineralogjike dhe rehabilitimin e tokave

Prof. Dr. Aida Bani, profesoreshë në Departamentin e Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (FBM), së bashku me pedagogen dhe doktoranten Teuta Bushi-Halilaj, zhvilluan një vizitë shkencore në Universitetin BOKU në Vjenë, Austri, në kuadër të programit të mobilitetit akademik të projektit “Strategjia UBT–BOKU 2030”, me ftesë të Prof. Dr. Franz Ottner, nga Instituti i Gjeologjisë së Aplikuar në BOKU.

 Gjatë vizitës u diskutua rreth rezultateve të analizave mineralogjike dhe kimike të mostrave të tokës dhe argjilës të analizuara në BOKU dhe në laboratorin e Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (FBM), si dhe u përgatitën mostra të reja të tokës dhe të argjilave, matje XRD dhe gjithashtu njohja me metodologji bashkëkohore laboratorike.

 Në përfundim të këtij qëndrimi u diskutua dhe finalizua një artikull i përbashkët shkencor dhe u hodhën bazat për projekte të reja mbi mineralogjinë e argjilave me origjinë ultramafike dhe jo ultramafike, si edhe mundësia e përdorimit të tyre në teknologjitë e rehabilitimit të tokave të ndotura nga metalet e rënda. Kjo ishte një javë e frytshme që forcon bashkëpunimin BOKU–UBT dhe hap mundësi të reja për kërkim dhe mobilitet studentor.