Skip to Content

Vizitë e delegacionit të Universitetit Al-Farabi në UBT për bashkëpunim shkencor

Gjatë vizitës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, delegacioni nga Universiteti Kombëtar Kazakistan Al-Farabi, ndër të cilët Drejtoresha e Qendrës Teknike të Prodhimit Shkencor ‘’Zhalyn’’ në Kazakistan dhe profesorë e kërkues shkencorë pjesë e Qendrës, vizituan nga afër Laboratorin e Agromjedisit dhe Ekologjisë (LAME), Labratorin e Mikrobiologjisë Molekulare Mjedisore (LMMM) dhe Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve (Banka Gjenetike) të UBT-së.


Ata u njohën me kapacitetet teknike dhe burimet kërkimore të këtyre strukturave, të cilat përfaqësojnë baza të rëndësishme për kërkimin shkencor në fushat e mjedisit, biodiversitetit, mikrobiologjisë dhe ruajtjes së materialit gjenetik.


Kjo vizitë hapi më tej mundësitë për bashkëpunim konkret në projekte të përbashkëta kërkimore dhe shkëmbim të ekspertizës në fushat me interes nga të dy palët.

Vizita e Ambasadorit të Kazakistanit dhe Universitetit Al-Farabi në UBT – Bashkëpunim në Bujqësi dhe Kërkime Shkencore