Universiteti Bujqësor i Tiranës po hap horizonte të reja bashkëpunimi me një nga universitetet më të njohura europiane – Universitetin BOKU të Vjenës.
Në një intervistë për Top News, Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, ndau me publikun detaje mbi këtë projekt të rëndësishëm BOKU-UBT 2030, që do të sjellë programe të përbashkëta studimi, shkëmbime studentore dhe projekte kërkimore me standarde europiane.
Një nga reformat më të mëdha në arsimin universitar shqiptar, e cila solli riorganizimin e UBT nga 39 programe në 9 programe Bachelor për vitin e ri akademik që i përgjigjen kërkesës së tregut të punës.
Maturantët dhe të rinjtë që do të zgjedhin UBT-në, në fund të studimeve të tyre do të pajisen me dy diploma, një shqiptare dhe një europiane nga Universiteti BOKU i Vjenës, çka i bën ata të gatshëm për tregun e punës shqiptar dhe atë europian.
Për maturantët ekselentë UBT ofron mundësi të përfitojnë një bursë studimi mujore në vlerën e pagës minimale, po ashtu do t’u jepet mundësia që për gjashtë muaj të zhvillojnë një praktikë mësimore në Universitetin BOKU të Vjenës.
Këto risi, por edhe shumë të tjera e bëjnë UBT universitetin e parë ndërkombëtar publik shqiptar.
Ndiqni intervistën e plotë në linkun: https://youtu.be/armEb-rWnEc?si=KBM6gbnyq4I3pAE2