Skip to Content

Universiteti Bujqësor i Tiranës hap thirrjen e dytë për aplikime për t’u regjistruar në programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” për vitin akademik 2024-2025.

Universiteti Bujqësor i Tiranës hap thirrjen e dytë për aplikime për t’u regjistruar në programet e studimit të ciklit të tretë “Doktoraturë” për vitin akademik 2024-2025. Njoftohen të gjithë aplikantët se në Universitetin Bujqësor të Tiranës ofrohen 5 (pesë) programe studimi të ciklit të tretë Doktoraturë:

1.Doktoraturë në “Ekonomi dhe Agrobiznes”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

2.Doktoraturë në “Shkencat Bujqësore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

3.Doktoraturë në “Shkencat Mjedisore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

4.Doktoraturë në “Shkencat Veterinare”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

5.Doktoraturë në “Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore”, e cila ofrohet nga Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Luten të gjithë kandidatët e interesuar të informohen për kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar për aplikim sipas programeve në linket më poshtë.

1."Ekonomi dhe Agrobiznes" në Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit.

2."Shkencat Bujqësore" në Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

3."Shkencat Mjedisore" në Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit.

4."Shkencat Veterinare" në Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.

5.“Shkencat dhe Bioteknologjia Ushqimore” në Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit.

Aplikimi fillon më 04.07.2025 dhe afati i fundit i dorëzimit të dosjeve është data 21.07.2025. Dorëzimi i dosjeve bëhet tek personat e kontaktit në fakultete (kontaktet i gjeni tek dokumentacioni i kërkuar për çdo program studimi). Ftohen të aplikojnë kandidatët nga Shqipëria, Kosova dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut.

Note: Dosjet e kandidatëve që kanë palikuar në thirrjen e parë do të konsiderohen për vlerësim edhe në thirrjen e dytë pasi të kenë plotësuar dokumentacionin në dosje në komunikim me ZV/dekanët e fakulteteve përkatëse

UBT dhe AKKSHI bashkë në një projekt për një sektor ushqimor të qëndrueshëm dhe pa mbetje