Nga data 2–6 dhjetor, në kampusin e Universitetit Bujqësor të Tiranës u zhvillua trajnimi i fundit për këtë vit, organizuar në bashkëpunim me Leibniz Institute of Agricultural Development in Transition Economies (IAMO), iDEAS:lab dhe Z_GIS – Fachbereich für Geoinformatik, Paris-Lodron Universität Salzburg.
Trajnimi me temë “Introduction to the Model Designer and Python Console in QGIS” solli në fokus potencialin e madh që ofron QGIS për automatizimin e proceseve të analizës hapësinore, duke përdorur shembuj dhe Open Data.
Në aktivitet morën pjesë 19 pjesëmarrës nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët treguan angazhim, entuziazëm dhe kontribuan gjatë gjithë javës së punës.
Mirënjohje e veçantë iu shpreh edhe Sabine Hennig, pedagoge në Universitetin e Salzburgut, për përkushtimin dhe cilësinë e lartë të mësimdhënies, që e bëri këtë trajnim një përvojë të jashtëzakonshme.