Në IAMO Gjermani, Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku së bashku me Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Prof. Dr. Seit Shallarin dhe ekipin e projektit mbi ngritjen e Qendrës së Gjeoinformacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor (Geo-WB6), projekt i financuar nga Qeveria Gjermane, prezantuan rezultatet e deritanishme të këtij projekti.
Qendra e Gjeoinformacionit është tashmë një realitet në UBT dhe e regjistruar zyrtarisht në gjykatë, do të shërbejë jo vetëm si një njësi që do të sigurojë ekspertizë në fushën e GIS dhe informacionit gjeohapësinor në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor, por do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për aplikimin në projekte të ndryshme për stafin e UBT.
Hapja e kësaj Qendre është pjesë e vizionit tonë për një UBT modern, të integruar në standardet europiane të menaxhimit të territorit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Krijimi dhe funksionimi i kësaj Qendre konfirmon rrugën dhe filozofinë e re zhvillimore të UBT në kuadër të implementimit të strategjisë UBT-BOKU 2030, strategji që do ta shndërrojë këtë Universitet në një Qendër Ekselence në Rajon.
Bashkëpunimi me IAMO, BOKU dhe universitete e partnerë të tjerë na afron më pranë këtij qëllimi.