Skip to Content

UBT drejt zgjerimit të bashkëpunimeve ndërkombëtare në kërkim dhe arsim

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, priti një delegacion akademik nga Universiteti i Ekonomisë dhe Shkencave Humane në Varshavë dhe Universiteti “Andrzej Frycz Modrzewski” në Krakov.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, me fokus në projekte të përbashkëta kërkimore, shkëmbime akademike dhe zhvillimin e programeve të përbashkëta studimi.

Delegacioni polak përbëhej nga Dr. Asst. Prof. Maciej Kluz – Rektor i AFM dhe Zëvendësrektor në Universitetin e Varshavës Prof. Bożena Waszkiewicz-Robak, Dr. PhD Barbara Sypniewska, Dr. PhD Rafał Kusy.

Ky takim përforcon strategjinë e ndërkombëtarizimit të UBT dhe konfirmon angazhimin e tij për bashkëpunime afatgjata me universitete prestigjioze evropiane. 


Diplomë e dyfishtë për studentët e rinj: UBT & BOKU bashkë në një mision reformues