Skip to Content

UBT dhe IAMZ-CIHEAM nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Inovacionin në Bujqësi

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës,  Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Drejtor i Institutit Agronomik Mesdhetar të Zaragozës (IAMZ-CIHEAM), Dr. Raúl Compés firmosën një Memorandum Mirëkuptimi për të konkretizuar angazhimin dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve, veçanërisht në fushën e kërkimit dhe inovacionit bazuar në zhvillimin e Sistemeve të Njohurive dhe Inovacionit në Bujqësi (AKIS), ku IAMZ ofroi përvojën e tij në përballimin e sfidave dhe arritjen e sukseseve.

Ky Memorandum bashkëpunimi do të sjellë mundësi më të mira dhe më inovatore për sektorin bujqësor, kryesisht në përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, shëndetin e tokës, menaxhimin e ujit dhe qëndrueshmërinë e sistemeve agro-ushqimore. 

Drejtori i IAMZ, Zaragoza ndau përvojën e Spanjës në këtë proces reformash që UBT po kalon drejt shndërrimit në një qendër rajonale ekselence në arsimin bujqësor, kërkimin shkencor dhe transferimin e teknologjisë dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur UBT-në përmes nismave të përbashkëta dhe zhvillimeve strategjike. 

Në vazhdim, Z. Compés ftoi Rektorin Sallaku për një vizitë në Universitetin Politeknik të Valencias, Zaragoza, ndërsa Rektori i UBT-së e ftoi ekipin e IAMZ-CIHEAM të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ICOALS, që do të zhvillohet në nëntor, si një mundësi kyçe për të eksploruar forma më të gjera dhe më të thelluara të bashkëpunimit.

OFERTE - PUNE